Dinamo City nuk humb kohë në merkato pas largimit të Zabërgjës, Bernard Berisha është nën urdhërat e Dajës

Largimi i Zabërgjës ishte çëshje ditës, por Dinamo City ka operuar në merkato me mjaft shpejtësi për ta zëvendësuar sulmuesin, i cili dha një kontribut të madh në kaulifikimin historik të klubit në fazën e fundit eliminatore të Conference League 2025-2026.
Drejtuesit e klubit dinamovit kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshje me Bernard Berishën, i cili ka zgjedhur fanellën me numrin 23.
Kjo ishte surpriza e madhe e presidentit Adrian Bardhi pas akordit të arritur disa ditë më parë me lojtarin, i cili përpara se të “emigronte” në Rusi ku luajti për ekipe si Anzhi, Terek dhe Akhmat Grozni, ka luajtur në Abissnet Superiore me Besën e Kavajës dhe Skënderbeun.
Sulmuesi i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të play-off të Conference League kundër polakëve të Jagiellonias.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




