Disa zona në Sauk mbeten pa energji elektrike, shkak djegia e disa linjave

Disa zona në Sauk kanë mbetur pa energji elektrike këtë të enjte (27 nëntor), për shkak të djegies së disa fiderave.
Bëhet me dije se problemet janë regjistruar në fiderat në Nënstacionin e Farkës, ku janë djegur disa linja. Për pasojë, kanë mbetur pa energji elektrike zonat pranë Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe një zonë rezidenciale aty pranë.
Sipas OSSH-së, tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



