Dita Botërore e Talasemisë, mjekja Kreka thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje

Sociale | 1 vit më parë

Çdo vit, më 8 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe të politikëbërësve mbi këtë sëmundje.

Në një intervistë për RTSH 24, mjekja pediatre Manika Kreka tha se rastet në vendin tonë falë ndërgjegjësimit që në shtatzëni por edhe kujdesit për marrjen e trajtimit të duhur ka bërë që raste e lindjes së fëmijëve me talasemi të bien ndjeshëm në vendin tonë.

“Talasemia është një sëmundje gjenetike dhe nuk transmetohet si infeksion. Dy prindër që mbartin gjenin mund të mos kenë simptoma, por fëmija i tyre mund të lindë me këtë patologji. Krahasuar me 20 vite më parë duhet të them se në vendin tonë kemi ulje të numrit të fëmijëve talasemik. Kjo tregon se masat parandaluese kanë funksionuar dhe kjo është një arritje”, shpjegoi ajo.

Mjekja Kreka tha se talasemia është një sëmundje gjenetike e trashëgueshme që identifikohet që në muajt e parë të jetës. Fëmijët e prekur, tha mjekja, shfaqin shenja si apatia, lodhje dhe anemi të theksuar. Parandalimi bëhet i mundur përmes analizave gjenetike prenatale, që i japin prindërve mundësinë të marrin vendime mbi vazhdimin e shtatzënisë.

“Një çift mund ta kenë në genet e tyre këtë defekt të hemoglobinës por nuk kanë asnjë simptomë dhe kur këto individë bëjnë fëmijë mund të ndodh që një në 4 shtatzëni mund të ndodh që fëmija të lind me talasemi. Ky fëmijë që lind normal nuk ka asnjë deformim, por fillon e plogështohet, këto vihet re në muajt e par të jetës, fle më shumë se zakonisht, është apatik dhe një analizë gjaku e kryer në këto momente vë ën dukje që ky fëmijë ka numër të paktën ët rruazave të kuqe. Nuk ka asgjë tjetër vetëm anemi. Kjo anemi e konfirmuar me analiza më të specifikuara shikohet se ka një patologji. Kjo parandalohet kur prindërit e dinë që e kanë këtë patologji dhe bëhet një analizë ku mund të tregojë që fetusi mund të ketë marrë genet e shëndetshme ose genin gjenetik me probleme dhe i takon çifti të ndërpresë këtë shtatzëni ose jo. Një fëmijë talasemik do të ketë trajtime dhe kontakt me mjekun në mënyrë të vazhdueshme”, tha ajo.

Edhe pse aktualisht nuk ka vaksinë për talasemisë, mjekja tha se ekzistojnë trajtimet moderne, përfshirë transplantin e palcës së kockës dhe terapitë me injeksione të cilat ulin frekuencën e transfuzioneve të gjakut.

“Talasemia Intermedia jo gjithmonë kërkon transfuzione gjaku pasi hemoglobina është në vlera që trupi mund ta përballojë. Talasemia Major, ku shkatërrimi i rruazave të kuqe, në këtë rast hemoliza ndodh shumë shpejt dhe hemoglobina bie në shifra shumë të ulëta që është e vështirë për të bërë një jetë normale. Në ketë rast ndërhyhet përmes transfuzioneve të gjakut. Nuk ka një vaksinë për talaseminë, por ka trajtime që mund të jenë përfundimtare si transplantim i palcës së kockës. Ka terapi të reja për ata që zgjasin kohen mes transfuzioneve të gjakut nga 14-20 ditë, ku injeksione  zgjat kohën edhe për 6-8 javë. Kjo terapi përdoret për pacientët mbi 18 vjeç dhe jo për fëmijë. Një terapi e mirë dhe strategji e mirë mjekimi bën që këto individë të krijojnë një stabiliteti metabolik dhe të mund të bëjnë një jetë normale dhe të bëjnë fëmijë”, tha mjekja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme