Protesta hyn në ditën e 71-të, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Aktualitet | 3 muaj më parë

Qytetarët u mblodhën sërish në protestë të dielën në kryeqytet, para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 71-të të qëndresës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe ndryshime të thella politike e institucionale.

Thirrja kryesore e protestuesve mbetet “Jep dorëheqjen!”, ndërsa në qendër të tubimit u vendosën kërkesat për ndryshime të thella dhe për largimin e klasës së vjetër politike.

Ajo që nisi fillimisht si një reagim lokal ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, gjatë 70 ditëve të protestës është shndërruar në një lëvizje me përmasa më të gjera dhe me kërkesa të drejtpërdrejta politike.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, qëllimi i kësaj qëndrese është sjellja e një ndryshimi politik dhe institucional.

RTSH

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme