Dita e Verës, Tirana dhe Elbasani 24 orë festime

Sociale | 3 vite më parë

“Trokiti” sot Dita e Verës. Qytetarët shqiptarë festojnë këtë 14 Mars, atë e cila konsiderohet edhe si “dita e ballokumeve”. Dy qytete, Elbasani dhe Tirana, janë ato të cilat festojnë më shumë Ditën e Verës dhe të cilat kanë organizuar 24 orë festime.

Në kryeqytet, qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë 34 evente të ndryshme për çdo grupmoshë, pasi kalendari i aktiviteteve është i shumëllojshëm.

Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta, duke filluar nga koncerte, ekspozita, përhapje artistike nëpër qytet, deri te aktivitete sportive dhe shfaqje të ndryshme kulturore.  Pazari i Ri në Tiranë do të shndërrohet në zonën ku do të zhvillohen shumë aktivitete, ndërsa karnavalet e Shkodrës do të performojnë për të sjellë një atmosferë të gëzueshme gati deri në mesditë. Po kaq festiv do të jetë dhe Elbasani, ku aktivitetet kanë nisur që dje në mbrëmje me paradën e 21 ansambleve dhe koncertit të mbajtur në sheshin “Gensher”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme