“Ditët e kujtesës”në Shkodër, diskutime mbi krimet e regjimit monist dhe përballjes me të kaluarën

Kronikë | 8 muaj më parë

Për të 11 vit me radhë, “Ditët e Kujtesës” rikthejnë në vëmendje krimet e regjimit monist në vendin tonë. Në kuadër të tyre, një grup studiuesish nga Gjermania vizituan “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, ku u njohën nga afër me artefaktet e muzeut dhe ambientet e qelive që dëshmojnë torturat dhe persekutimin e periudhës së diktaturës.

Publicisti Christoph Links, me një përvojë të gjatë në trajtimin kritik të së kaluarës diktatoriale në Gjermaninë Lindore, vlerëson rëndësinë e dokumentimit historik.

“Me rënien e diktaturës komuniste, pas viteve ‘90 nisi një proces rrënjësor transformimi i ekonomisë dhe kjo shtoi interesin për të ditur më shumë rreth të shkuarës moniste. Ky Muze në Shkodër bart shumë vlera në këtë aspekt. Mendoj se është shumë e rëndësishme dokumentimi i të kaluarës në mënyrë që edhe brezi i ri të jetë në dijeni për të”, tha publicisti.

Përgjegjësi i muzeut, Pjerin Mirdita u shprehet se përballja me të kaluarën i bën shoqëritë më të vetëdijshme për të ardhmen.

Biseda e studiuesve u përqendrua te roli i botimit kritik dhe rëndësia e kulturës së kujtesës në ndërtimin e shoqërive demokratike.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme