Divjaka, magjia e natyrës – Mijëra vizitorë zgjodhën këtë park për Ditën e Verës

Sociale | 3 vite më parë

Festimet për Ditën e Verës kanë sjellë mijëra vizitorë në parkun e bukur të Divjakës. Deti, pyjet, ajri i pastër, flora e fauna e pasur janë  elemente që joshin vizitorët në çdo ditë të vitit, por kjo e sotmja është e veçantë.

Sheshet dhe lokalet janë mbushur plot.

Qendra e vizitorëve dhe kulla 360 gradë kanë sjellë vizitorë të zonës por edhe nga rrethet e tjera, të afërta përfshire edhe vetë kryeqendrën e festës Elbasanin. 

Ajri i pastër pylli i gjelbër dhe gatimet tradicionale të zonës janë ato çka kanë tërhequr vizitorë të shumtë që përcjellin dhe urimet për ditën e Verës.

Dita e verës kjo festë  kaq e bukur, bashkon familjet, shoqërinë dhe duke i dhënë vlerë të jashtëzakonshme vetë Divjakës e cila shquhet për diversitetin biologjik, natyrën dhe njerëzit e mrekullueshëm.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme