Djali i Hashim Thaçit falënderon Ramën: Fjalët dhe veprat tuaja janë shembull i atdhedashurisë

Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij, në emër të tij dhe të nënës, ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij.
“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë”, u shpreh Endrit Thaçi.
Reagimi i tij vjen pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ish-Presidentin e Kosovës dhe ish-udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim prej pesë vitesh në Hagë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




