Djokovic goditet në kokë

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Episodi i keq, shumë i keq në fund të ndeshjes së fituar në Romë nga Novak Djokovic ndaj francezit Moutet me rezultatin 6-3, 6-1. Ndërkohë që numri një i botës po dilte nga fusha e Foro Italico dhe po jepte autografe për tifozët, një shishe uji e hedhur nga tribuna e goditi në kokë, duke e bërë të rrëzohej në tokë për disa sekonda.

Për Nolen, një dëmtim në kokë, i cili ka shkaktuar edhe gjakderdhje të lehtë, është transportuar në qendrën mjekësore për mjekim. Nga rikonstruksionet fillestare duket se serbi është goditur, padashur, nga shishja e ujit që ka dalë nga çanta e shpinës së një personi që ishte përkulur për të marrë autografin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme