Donald Tramp merr meritat për triumfin e Norris në Majemi

Formula 1 | 2 vite më parë

“Krenar kur shikoja mikun tim te McLaren teksa fitonte një garë të madhe siç ishte ajo e Çmimit të Madh të Majemit. Veturën e tij e vizitova përpara garës dhe thash se ajo që ka nevojë kjo makinë dhe shteti ynë është fitorja”. Komenti i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka shumë nevojë për koment.

Donald Tramp tregon miqësinë që e lidh me pilotin 24-vjeçar, i cili mbrëmjen e kaluar triumfoi në Florida duke lënë pas Verstapen dhe Lëklerk.

Nga ana tjetër edhe Norris komentoi se kishte qenë “një nder” që kishte marrë mbështetjen e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përpara garës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme