Donald Trump konsideron ndryshimin e stadiumeve ku do të luhen ndeshjet

Gjatë konferencës me gazetarët të enjten mbrëma në Zyrën Ovale, Donald Trump ka lënë të kuptohet se mund të ndryshojë stadiumet e caktuara për disa ndeshje në Botërorin 2026.
Sipas presidentit të SHBA disa qytete mund të konsiderohen si zona të rrezikshme dhe se mbarëvajtja e takimeve në këto impiante mund të mos garantohet nga forcat e rendit dhe për këtë arsye po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së ndeshjeve në stadium të tjera.
“Do të sigurohemi që të gjitha ndeshjet e Botërorit të luhen në qytete të sigurta. Nëse do të kemi dyshimin më të vogël për sigurinë e spektatorëve dhe skuadrave atëherë nuk do të hezitojmë që të ndryshojmë stadiumin e një takimi”, pohoi Donald J. Trump.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




