Doraci: Takimi mes dy qeverive, historik. Mesazh për integrimin në BE

Avokati dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Erdis Doraci ka deklaruar se takimi i sotëm midis dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane në Romë shënon një hap më tej në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Duke folur në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Doraci tha se raportet e ndërtuara së fundmi mes dy vendeve kanë qenë një katalizator për të ardhur te takimi i sotëm.
“Përveç rëndësisë ekonomike, ajo që godet më tepër është rëndësia nga ana politike të këtij takimi historik. Të mos harrojmë se vjen si kurorëzim i 35 viteve bashkëpunim dhe si përshpejtim i kësaj marrëveshjeje, që u shoqëruan me dy marrëveshje për emigracionin në qendrën e Gjadrit dhe njohja e pensioneve.
Këto ishin ata katalizatorët që bënë që marrëdhëniet të përshpejtohen dhe të vijnë në një moment historik të veçantë, jo vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por për gjithë botën dhe në kuadrin politik ka një rëndësi të jashtëzakonshme”, tha Doraci.
Ai vuri në dukje se takimi i sotëm është një moment historik që jep një mesazh të fortë për integrimin në BE. Ndërsa theksoi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon të jetë protagoniste dhe të bëhet urë edhe me Ballkanin Perëndimor.
“Për Shqipërinë sepse i jep një mesazh të fortë për integrimin në Bashkimin Evropian duke thënë që porta jonë për t’u futur në Bashkimin Evropian dhe partneri më i fuqishëm është Italia.
Por të mos harrojmë se vjen me një kuadër të Italisë shumë të veçantë ku Giorgia Meloni që kur ka ardhur në pushtet si kryeministre ka bërë një politikë shumë të fuqishme; E shohim të gjithë që aktive me Amerikën dhe po mundohet të bëhet urë mes SHBA-së dhe Europës, apo edhe vendeve në Afrikë ku Italia ka influencë historike. Por edhe në këtë rast, Meloni do që të bëhet urë edhe me Ballkanin.
Kërkon të jetë protagoniste kryesore me integrimin e Shqipërisë dhe të mos harrojmë që është në program edhe realizimi i korridorit të 8-të të bashkimit të Detit të Zi me Detin Adriatik.
Për herë të parë nuk flitet vetëm për një sektor siç mund të jetë ekonomia, siç mund të jetë kultura, por është transversal. Për herë të parë në tavolinë janë 15 marrëveshje, shumë memorandume, ku flitet 360 gradë ku flitet për politikën, ekonominë, për shkëmbim të marrëveshjes 360 gradë”, tha Doraci.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




