Dorëzohet Alcaraz, spanjolli do mungojë në turneun e Madridit

Carlos Alcaraz nuk do të dalë në fushë në Madrid. Numri 3 në renditjen ATP pritej për ndeshjen hapëse të Masters 1000 të Madridit, ku do të përballej me fituesin që do të dilte pas ndeshjes së të shtunës mes Bergs dhe Nishioka.
Alcaraz ndjeu shqetësime në këmbën e djathtë që pas humbjes në finalen e Barcelonës kundër Holger Rune. Atëherë ai u ankua se kanë qenë 2 javë të lodhshme pa ndalesë. Dhe më pas vjen konfirmimi. Pas disa ekzaminimeve, spanjolli detyrohet të japë dorëheqjen nga turneu i Madridit.
Alcaraz nuk doli në konferencën për shtyp, duke konfirmuar kështu mospjesëmarrjen në garë. Nuk është e qartë nëse do të kthehet të marrë pjesë në turneut ndërkombëtar të Italisë, i programuar për t’u zhvilluar nga data 7-18 maj, ku pritet rikthimi i Janik Sinerit.
Objektivi i Alcaraz mbetet rikuperimi dhe rikthimi në Roland Garros, për të mbrojtur titullin. Largimi i spanjollit nga turneu i mundëson numrit 1 të botës Jannik Sinner të arrijë momentin historik të një viti të tërë në krye të renditjes botërore. Në një kohë që të hënën më 21 prill, italiani kishte barazuar rekordin e Rafa Nadal të 46 javëve të pandërprera si numri 1 në botë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




