Dramë në familjen Ulreich, djali i portierit të Bayern-it ndërron jetë pas betejës me sëmundjen e rëndë

Sven Ulreich ka ljamëruar mëngjesin e sotëm se djali i tij 6 vjeç nuk jeton më. Portieri i Bayern-it ka bërë me dije, nëpërmjet një letre të postuar në rrjetet sociale, se atij dhe familjes së tij i është dashur që të kalojnë momente shumë të vështira pasi djali i tij, Len, vuante nga një sëmundje e rëndë.
Portieri shpejgon se i biri humbi betejën me sëmundjen e rëndë pak javë më parë duke shpjeguar kështu edhe arsyen që fshihej pas mungesës së tij të gjatë në fushë. Vetëm pak ditë më parë Bayern-i i Mynihut i qëndroi pranë familjes së portierit duke vendosur që të zgjaste bashkëpunimin me 36-vjeçarin, i cili rinovoi deri në 2026-ën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




