Drejt fundit sezoni i mbjelljes së fidanëve, bie kërkesa për perime në kopshte

Aktualitet | 5 muaj më parë

Me mbylljen e muajit maj, shumë kultivues të perimeve po hyjnë në fazën e fundit të mbjelljes së fidaneve të rinj, si domatet, specat, trangujt dhe kultura të tjera të stinës. Megjithatë, këtë vit tregu po shfaq shenja ngadalësimi, pasi shitësit raportojnë një rënie të numrit të blerjeve krahasuar me vitet e kaluara, ndonëse çmimet e fidaneve kanë mbetur pothuajse të pandryshuara.

Sipas tregtarëve që merren me shitjen e fidaneve, interesi i qytetarëve për kultivimin e perimeve  ka qenë më i ulët gjatë këtij sezoni. Ata theksojnë se trendi i rënies së kërkesës është vërejtur gradualisht nga viti në vit.

Në këtë situatë kanë ndikuar edhe kushtet jo të favorshme atmosferike duke bërë që një pjesë e kultivuesve të shtyjnë ose të reduktojnë sipërfaqet e planifikuara për mbjellje.

për një prodhim të suksesshëm, përveç kujdesit gjatë kultivimit dhe kushteve klimatike, një rol të rëndësishëm luan edhe përzgjedhja e farave dhe fidaneve cilësore.

Ndërsa sezoni i mbjelljeve po shkon drejt fundit, kultivuesit shpresojnë që kushtet e motit gjatë muajve të verës të jenë më të favorshme, duke krijuar mundësi për një prodhim të mbarë dhe me cilësi të lartë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme