Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda takon zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së, Steven Fields

Aktualitet | 1 vit më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor, Ilir Proda zhvilloi të mërkurën një takim me Zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së, Steven Fields.

Gjatë takimit, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që ICITAP i ka dhënë Policisë së Shtetit, që prej vitit 1998, në fusha kyçe si: menaxhimi i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe trajnimi i personelit policor.

Drejtor Proda theksoi kontributin e rëndësishëm të ICITAP për konsolidimin e strukturave policore, përmes projekteve si TIMS dhe PRIMS, si dhe mbështetjen për mekanizmat kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Ai vlerësoi gjithashtu investimet e konsiderueshme financiare dhe teknike të realizuara nga ICITAP, duke theksuar se këto investime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të Policisë së Shtetit.”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në përfundim, drejtori Proda shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe besimin e vazhdueshëm të ICITAP, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një model të suksesshëm për zhvillimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

/rtsha.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme