Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës: Kujdes me përdorimin e bombolave të gazit gjatë dimrit, rritet rreziku i zjarreve në banesa
I ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH1, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, foli për rreziqet që paraqiten gjatë stinës së dimrit nga përdorimi i bombolave të gazit dhe pajisjeve ngrohëse në banesa e biznese.
Ai theksoi se janë regjistruar raste shpërthimesh nga bombolat e gazit dhe bëri apel për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
“Situata në dimër është shumë më e ndryshme se ajo në verë, sepse gjatë dimrit vatrat e zjarrit janë në banesat e qytetarë ve janë ne biznese dhe kur marrin përmasa bëhen të rrezikshme për qytetarët, dhe kë to vijnë nga përdorimi i gazit të lëngshëm, ngarkesa e energjisë elektrike dhe pakujdesia e qytetarë ve. Kemi pasur raste nga shpërthimet e bombolave të gazit dhe në kë të periudhë kanë filluar, patjetër që duhet të tregohet një kujdes i shtuar në përdorimin e tyre. Ajo që ne kemi bërë thirrje gjithmonë është kujdesi me rimbushjen e bombolës së gazit, e cila duhet bërë në pika të autorizuara, asnjë herë kë to bombola gazi nuk duhet të mbushen në auto gaze sepse auto gazet në rrugë janë për automjetet dhe jo për bombolat e gazit. Rëndësia e mbushjes në pika të licencuara është se garantojnë sigurinë e bombolës”, u shpreh Goxhaj.
Goxhaj dha gjithashtu një paralajmërim të veçantë për bombolat portokalli me kapacitet 5 litra.
“Bombolat në ngjyrë portokalli të cilat janë 5 litroshe janë të përshtatshme për kamping dhe nuk duhet të përdoren fare në banesa as për gatim dhe as për tu ngrohur sepse janë bombola me strukturë më delikate se të tjerat dhe një % e madhe e këtyre rasteve të zjarrit nga rrjedhjet e gazit vijnë nga kë to bombola”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




