Dropull, Fshati Zervat vuan mungesën e banorëve

Fshati Zervat i bashkisë Dropull dikur numëronte rreth 230 familje , ndërsa sot banohet vetëm nga të moshuarit . Ashtu si cdo zonë rurale pas viteve 90 po përballet me largimin e familjeve kryesishtë të të rinjve edhe Zervati përballet sot me të njëjtën plagë shoqërore.Për banorët që sot jetojnë aty braktisja e fshatit është e dhimbshme .
E ndërkaq duket se ky nuk është i vetmi problem në këtë zonë. Banorët thonë se prej kohësh vuajn mungesën e ndricimit publik ,sipas tyre kjo situat vjen nga neglizhenca e personave përgjegjës të agjencisë së shërbimeve publike. Në fshatin Zervat sot banojnë rreth 30 familje të cilët jetojnë kryesisht me pensione dhe bujqësi familjare .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




