Dy aksidente rrugore në Lezhë, disa persona të plagosur

Aktualitet | 10 muaj më parë

Dy aksidente rrugore janë regjistruar këtë të martë (20 janar) në qarkun e Lezhës, duke lënë të plagosur disa persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë, një aksident ka ndodhur në orët e mëngjesit, në aksin rrugor “Laç–Sanxhak”, ku automjeti me drejtues shtetasin M. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi P. P.. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor “Bushnesh–Milot”, ku automjeti me drejtues shtetasin R. M., 66 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi R. Z., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjere në automjetin e shtetasit R. Z., shtetaset H. Q. dhe H. Z., të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në të dyja rastet, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidenteve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme