Dy automjete përplasen në tunelin e Llogarasë, një i lënduar

Aktualitet | 6 muaj më parë

Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor brenda tunelit të Llogarasë, duke sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment.

Sipas të dhënave, në aksident janë përfshirë një automjet tip BMW, i drejtuar nga R.K., 24 vjeç, banues në Vlorë dhe një automjet tip Volvo i drejtuar nga S.G., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një parakalim i gabuar.

Si pasojë e aksidentit, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar drejt Spitalit të Vlorës i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme