Dy persona bien në kontakt me rrymën elektrike në Vaun e Dejës, njëri prej tyre humb jetën

Aktualitet | 2 muaj më parë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Karmë të bashkisë Vau i Dejës, ku dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.
Të përfshirë janë shtetasi S. P., 40 vjeç, i cili punonte si roje i lokalit në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, me profesion elektricist.Si pasojë e goditjes elektrike, S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit drejt spitalit.
Ndërkohë, D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjekët.
Ndërkaq, grupi hetimor, i ngritur nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë: 

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.

Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme