E ardhmja e Asllanit mbetet e paqartë, mesfushori shqiptar ka refuzuar 5 klube

E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani mbetet e paqartë. Aktualisht, e vetmja siguri është se mesfushori i Interit pritet të largohet nga Torino deri në fund të merkatos të janarit, duke i dhënë fund huazimit të tij gjashtë muaj më herët. Meqenëse nuk është pjesë e planeve të Interit, ish-lojtari i Empolit do të duhet të gjejë një shtëpi të re, të paktën deri në qershor.
Siç raportohet nga TuttoSport, Torino e ka përjashtuar gjithashtu lojtarin nga stërvitja, së bashku me lojtarët e tjerë që konsiderohen jashtë projektit të trajnerëve. Asllani i është ofruar Genoas, e cila aktualisht po negocion mundësi të tjera.
Lojtari gjithashtu ka refuzuar destinacione të huaja si Girona dhe Parisi, ndërsa në Itali nuk i ka konsideruar Sassuolon, Parmën dhe Cagliarin si skuadrat ku mund të vazhdojë karrierën e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




