“E martuar me një të panjohur”, humor dhe të qeshura pa fund në teatrin “Zihni Sako”
Në një sallë të tej mbushur, publiku qeshi, duartrokiti dhe u përfshi në çdo skenë të komedisë “E martuar me një të panjohur.
Vepra, me autor Aldo De Benedetti, u soll në skenën e teatrit Zihni Zako nën regjinë e Aleksandër Kondit në një lojë aktorësh plot ritëm, spontanitet dhe komunikim të ngrohtë me publikun.
Pas shfaqjes ata ndanë emocionet e një mbrëmjeje ku arti dhe e qeshura u bashkuan në mënyrën më të bukur.
“Unë e shkel për herë të parë me interpretimin e personazhit të Klotildës, ishte një publik shumë i ngrohtë, më fali shumë të qeshura. Uroj dhe shpresoj që teatri i Gjirokastrës të bëjnë bashkëpunime të tjera”, u shpreh aktorja Delinda Disha.
“Ky ishte një rol ndryshe nga gjithë të tjerët, kam provuar ndjesi që në jetën tonë të përditshme nuk mund ti provojmë sepse skena e ka këtë fat”, tha aktorja Ledja Celi.
Për regjisorin Aleksandër Kondi, komedia nuk të bën vetëm të qeshësh, por të reflektosh për marrëdhëniet, për besimin dhe për mënyrën si ndonjëherë jeta luan rolet e veta me ne.
“Pashë një sallë plotë dhe mendoj që shfaqja shkoi shumë mirë. Publiku e përtypi në mënyrë të mrekullueshme shfaqjen dhe e bë pjesë e saj”, tha regjisori Aleksandër Kondi.
Me argëtimin dhe reflektimin krah për krah, teatri vazhdon të tërheqë publikun gjirokastrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




