Edhe djemtë vaksinim ndaj “HPV“ – ISHP, 10 mijë doza drejt përfundimit nga vajzat

Sociale | 3 vite më parë

10 mijë doza vaksinë ndaj virusit Human Papiloma virus që shkakton kancer të qafës së mitrës ishin planifikuar të aplikoheshin tek vajzat 14-20 vjeç përgjatë gjithë këtij viti , por duket se pas një muaji nuk do të ketë më. Kërkesa e lartë ka bërë që ajo të jetë drejt përfundimit.

“Gjatë vitit 2023, 75.6% është mbulesa vaksinale e vajzave që janë vaksinuar dhe kemi bërë edhe fushatën shtesë për vaksinimin e vajzave 13-20 vjeç sepse të dhënat tregojnë që ne morëm 10.000 doza por në fakt kemi pasur shumë kërkesa”, tha Rovena Daja, Porgrami Kombëtar I vaksinimit, ISHP

Por nuk janë vetëm vajzat .Kërkesa për vaksinën ndaj HPV-së  ka pasur edhe nga djemtë dhe ISHP por projekton zgjerimin e fashës

Studim më I fundit në “The Lancet Global Health” tregoi se 1 në 3 meshkuj  mbi moshën 15 vjeç janë të infektuar me të paktën një variant të virusit gjenital “human papilloma” (HPV) dhe 1 në 5 janë të infektuar me një ose më shumë nga gjenet kanceroze të HPV-së. Në treg të hapur kjo vaksinë kushton 270 euro ndërsa në qendra shëndetësore ofrohet falas.Vaksina Gardasil është 4 valente e cila mund të aplikohet vetëm me një dozë dhe sipas OBSH ajo është e aftë të mbulojë të gjitha shtamet që shkaktojnë kancer të qafës së mitrës. ISHP ndërkohë por pret edhe një donacion me doza 9-valente të HPV  nga Anglia .

Gazetare: S. Mlloja

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme