Edhe Torino futet në garë për Asllanin

Itali | 1 vit më parë

Torino i është bashkuar listës së klubeve të interesuara për Kristjan Asllanin. Sipas “TMW”, klubi granata i ka vënë syrin mesfushorit të Interit dhe po e shqyrtojnë seriozisht këtë transferim, duke marrë në konsideratë edhe një kalim të mundshëm në formacionin me skemën 4-3-3.

Shqiptari është jashtë projektit të zikaltërve, pas tre sezonesh si lojtar mbështetës, ndjen nevojën për një ndryshim të situatës për të gjetur qëndrueshmëri. Dhe Torino do të ishte një perspektivë e mirëpritur, veçanërisht nëse Marco Baroni do ta vendoste atë në qendër të mesfushës së tij.

Nuk është sekret që Asllani është gjithashtu në shënjestër të klubeve të tjera, me Fiorentinën që potencialisht do të rikthehet në skenë nëse Rolando Mandragora largohet, dhe Bologna përpiqet të pyesë si Interin ashtu edhe rrethin e lojtarit. Megjithatë, Torino aktualisht po e shqyrton këtë transferim, megjithëse kontakti fillestar me Interin nuk është bërë ende.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme