Edicioni i ri i kampionatit të vajzave ngre siparin këtë fundjavë

Kampionati i ri i futbollit të vajzave nis këtë fundjavë me sfida interesante që çelin javën e parë të sezonit. Dy ndeshjet e para të javës së parë do të luhen ditën e shtunë.
Lushnja – Teuta do të jetë sfida hapëse e sezonit të ri, e planifikuar të luhet të shtunën në ora 13:00. Sakaq, një orë më vonë është programuar të nisë sfida tjetër e javës, Egnatia – Apolonia.
Të dielën do të luhet ndeshja derbi, Vllaznia – Atletik Club, në ora 15:30.
Në këtë javë të parë, Partizani nuk do të zbresë në fushë, për shkak të numrit të ekipeve pjesëmarrëse, që këtë sezon janë gjithsej 9. Ndeshja tjetër e javës, Kinostudio – Gramshi, është shtyrë për një datë tjetër.
KATEGORIA SUPERIORE PËR VAJZA – JAVA 1
E shtunë, më 27 shtator
Lushnja – Teuta 13:00
Egnatia – Apolonia 14:00
E diel, më 28 shtator
Vllaznia – Atletik Klub 15:30
Kinostudio – Gramshi E shtyrë
Partizani Pushim
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



