Edis Kadia, i vetmi në Shkodër i punimeve qeramike: Profesionit nuk do t’i ndahem

Sociale | 2 vite më parë

Edis Kadia nga qyteti i Shkodrës është një i ri me plot ambicie. Ai sjell artin në forma të ndryshme nëpërmjet skulpturës, pikturës dhe poçerisë.

Edisi e ka nisur profesionin që në moshë të re, duke marrë mësimet e para me profesorin Skënder Kraja. Ai është i vetmi zanatçi në Shkodër për pjesën e punimeve me baltë qeramike.

Procesin e punës e kryen në atelienë e tij e më pas Edisi punimet i ekpozon për shitje.  Disa nga to i takojnë zejes së poçerisë, por nuk mungojnë as punimet me motive tradicionale deri te ato abstrakte.

Galeria e tij është e hapur për çdo të interesuar teksa pranon me dhjetëra vizitorë gjatë vitit.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme