Edon Zhegrova merr pasaportë shqiptare

Futboll Vendi | 1 vit më parë

Edon Zhegrova është pajisur me pasaportë shqiptare. Sulmuesi anësor i përfaqësueses së Kosovës që nga data 22 gusht e këtij viti, është edhe zyrtarisht shtetas shqiptar, i pajisur me pasaportën shqiptare pas dekretit të presidentit Begaj.

Zhegrova është në qendër të merkatos dhe përflitet një transferim i mundshëm te Juventusi.

Marrja e shtetësisë shqiptare, mund të ndihmojë lojtarin në këtë transferim, pasi shqiptarët nuk konsiderohen “ekstrakomunitarë” në Itali.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme