Egnatia – Celje në RTSH/ Sllovenët rikuperojnë një lojtar kyç si Zabukovnik: Egnatia ka respektin tonë, por u mungon eksperienca!

Kapiteni i ri i Celje-s do të jetë Mark Zabukovnik, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim i rëndë në gju. 25-vjeçari doli mbrëmjen e kaluar përkrah trajnerit Campelos për të komentuar takimin e radhës të ekipit kampion të Sllovenisë.
“Jemi të lumtur pasi më në fund rrugëtimi ynë në Europë nis me një ndeshje të bukur. Ne kemi analizuar mirë Egnatian dhe i dimë pikat e tyre të forta dhe të dobta. Ata meritojnë respektin tonë pasi janë kampionët e Shqipërisë, por edhe për paraqitjen që kanë bërë përballë Petrocub-it. Për të qenë i sinqertë mendoj se në kemi diçka më shumë pasi jemi përballlur edhe herë të tjera me takimet të këtij niveli ndërsa për rivalët tanë s’mund të themi të njëjtën gjë”, tha Mark Zabukovnik. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




