Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës, vendos Albanese

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Egnatia ka mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 në javën e 9-të të “Abissnet Superiore”, një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në një ndeshje të luftuar në “Arena Egnatia” gjithçka u vendos në minutën e 43-të nga një gol i Albanese, duke i shkaktuar humbjen e parë Teutës(3 fitore, 5 barazime, 1 humbje).

Në pjesën e dytë mundësitë nuk munguan për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Kështu Egnatia rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi(me Dinamon dhe Partizanin) dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Teuta mbete me 14 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme