Egnatia-Shamrock në RTSH/ Dede bën 2 ndryshime në formacion

RTSH Sport ka ndjekur nga afër stërvitjen e fundit të Egnatias në prag të sfidës kundër Shamrock Rovers, që do të luhet nesër në orën 21:00 në Rrogozhinë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH.
Gazetari Erkan Çutra raporton nga “Arena Egnatia” se trajneri Nevil Dede pritet që të bëjë dy ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e parë në Irlandë.
Dajsinani humbet vendin e titullarit në portë dhe në vend të tij mes shtyllave pritet të fillojë ndeshjes i titullar gjeorgjiani Tandilashvili.
Ndryshim i dytë vjen në mesfushë, pasi duket se paqja mes palëve është vendosur dhe Albano Aleksi do të nisë ndeshjen si titullar kundër Shamrockut, ku do të synohet përmbysja e madhe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




