Ekipet Kombëtare të vajzave, vijojnë përgatitjet intensive në kuadër të kualifikueseve të Europianit

Ekipet kombëtare të vajzave vijojnë me intensitet përgatitjet në kuadër të turneve kualifikuese të radhës, duke zhvilluar stërvitje të rregullta në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, si edhe teste miqësore që shërbejnë për rritjen e nivelit konkurrues dhe konsolidimin e skuadrave.
Në këtë kuadër, ekipi kombëtar U-19 për vajza zhvilloi së fundmi një ndeshje testuese ndaj skuadrës së Partizanit, një përballje që i dha mundësi stafit teknik, nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, të aktivizojë vajzat e grumbulluara dhe të vlerësojë gjendjen e tyre fizike e tekniko-taktike.
Paralelisht, edhe ekipet kombëtare të moshave më të vogla të vajzave kanë zbritur në fushë, duke vijuar procesin e përgatitjes dhe zhvillimit, në kuadër të strategjisë për forcimin e futbollit të vajzave dhe ndërtimin e një baze të qëndrueshme për të ardhmen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




