EKSKLUZIVE/Arbin Zejnullai largohet nga Egnatia

Arbin Zejnullai nuk është më pjesë e skuadrës së Egnatias. Burime pranë klubit kanë bërë të ditur për RTSH Sport se mesfushori dhe drejtuesit e klubit nuk kanë arritur dakordësinë përsa i përket anës financiare për rinovimin e kontratës.
26-vjeçari ishte çështja e vetme e hapur përsa i përket rinovimit, por në fund palët nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ndërkohë, aktualisht për lojtarin interesohen Dinamo dhe Partizani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



