Ekskluzivisht për RTSH, Johan Eliash: Marrëdhëniet me Federatën Shqiptare të Skive janë të shkëlqyera

Johan Eliash, presidenti i Federatës Botërore të Skive, në një intervistë ekskluzive për Radio Televizionin Shqiptar ka treguar atmosferën e fillimit të sezonit. Gjithçka vjen drejtpërdrejtë nga Solden e Austrisë në etapën e parë të Kupës së Botës.
“Ndihem mirë në këtë start të sezonit. Atmosfera është e bukur, kushtet janë optimale për një garë të mirë dhe unë shpresoj që të gjithë të jenë në formë. Mesazhi im është që të vazhdojnë të punojnë dhe të arrijnë ato rezultate që duhet në këtë fillim sezoni”, ka thënë Eliash.
Lara Colturi e vë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare Shqipërinë. Dhe Johan Eliash deklaron:
“Ne si Federatë Botërore e Skive ndihemi mirë që Shqipëria është në hartën e atyre që pretendojnë të ngjiten në podium. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Federatën Shqiptare të Skive dhe besoj se në vazhdim do të jetë një zhvillim më cilësor i këtij sporti në vendin tuaj. Besoj që marrëdhëniet me Shqipërinë do të vijnë duke u forcuar”.
RTSH ka ekskluzivitetin e transmetimit të Kampionatit Boteror të Skive në Austri.
GAZETAR: GJERGJ VYSHKA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




