Eksodi në Leverkusen nuk ndalet, Adli ka akord me Bournemouth

Ish-kampionët e gjermanisë janë në një fazë delikate të programimit të ekipit për sezonin e ri pasi nga dita në ditë humbin lojtarë. Largimi i Xabi Alonsos, u pasua nga “lamtumira” të rëndësishme siç ishte largimi i Florian Wirtz, Jeremie Frimpong, Odilon Kossounou, Granit Xhaka, Gustavo Puerta, Lukas Hradecky dhe Jonathan Tah.
Në orët e fundit listës së lojtarëve të larguar mund t’i shtohet edhe Amine Adli. Emri i 25-vjeçarit ishte surprizë pasi lojtari pëlqehet nga Erik Ten Hag, por zhvillimet e fundit të merkatos flasin për një fund ndryshe.
Ekipi i Bournemouth ka arritur një akord të plotë me sulmuesin e krahut, por transferimi i tij në Angli nuk është ende i sigurt pasi mungon akordi mes klubeve. Sipas medieve gjermane Bayer 04 nuk heq dorë prej shërbimeve të Adli nëse në këmbim nuk arkëton 30 milionë euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




