Ekspozita kombëtare ‘Fëmijët dhe Kryqi i Kuq’ u hap në Lezhë, duke promovuar vullnetarizmin dhe solidaritetin 

Aktualitet | 6 muaj më parë

“Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” është ekspozita kombëtare e vizatimit e hapur në Lezhë, që synon promovimin e vlerave humanitare dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës ndaj të tjerëve. 

Nxënësit pjesëmarrës prezantuan punime artistike, ku në qendër të vëmendjes ishte vullnetarizmi, i përcjellë përmes vizatimeve kreative dhe mesazheve sensibilizuese. 

Ndrec Ndreca, drejtues i Kryqit të Kuq Lezhë u shpreh se, “Ndihem shumë i emocionuar dhe i gëzuar sepse idetë, mendimet dhe gjithë performanca e Kryqit të Kuq pasqyrohet në punimet tuaja, gjë që tregon se Kryqi i Kuq po futet gjithmonë e më thellë në mendjet dhe zemrat e njerëzve tanë.” 

Ndërsa drejtoresha e ZVA Lezhë, Antoneta Suta theksoi se, “Punimet janë vlera shumë të ndjeshme për secilin prej nesh, për të treguar se diçka të vogël, të bërë nga ne, mund të inkurajojmë dikë që ka shumë nevojë. Çdo mesazh që fëmijët kanë paraqitur në këto punime tregon se secili nga ne është human, është vullnetar pa qenë nevoja për të sakrifikuar.” 

Punimet më të mira u vlerësuan me certifikata, duke inkurajuar talentin dhe përkushtimin e nxënësve në përcjelljen e mesazheve humanitare përmes artit.

Kjo ekspozitë nxori në pah kreativitetin e të rinjve dhe shërbeu si një nismë e rëndësishme për të forcuar frymën e bashkëpunimit dhe ndjeshmërinë sociale në komunitet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme