Elbasani luan miqësore me Strugën në fundjavë, test i rëndësishëm për Gvozdenoviç

Abissnet Superiore | 47 minuta më parë

Kampionati është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare dhe klubet e Superiores kanë përfituar për të riparuar defektet që janë vënë re gjatë 5 javëve të para. Për këkë gjë i ndihmojnë edhe ndeshjet miqësore.

Elbasani, si “provë gjenerale” para rifillimit të kampionatit ka zgjedhur Strugën. Verdheblutë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me skuadrën nga Maqedonia e Veriut, ku trajneri Ivan Gvozdenoviç do të shohë më qartë gjendjen e të tijve. Ndeshja në fjalë, sipas njoftimit të klubit elbasanas, do të luhet ditën e shtunë, ora 16:00, në fushën e kompleksit “Shefqet Lamçja”.

Struga drejtohet nga trajnerët shqiptarë Bledi Shkëmbi dhe Sabien Lilaj. Bëhet fjalë për një nga skuadrat më të mirë të kampionatit fqinj, kështu që për Elbasanin do të jetë një test domethënës.

Verdheblutë e rinisin kampionatin me ndeshjen me Vorën. Në 5 javët e para ata nuk kanë pasur ecurinë që dëshironin, pasi kanë marrë vetëm 1 fitore dhe kanë grumbulluar 6 pikë, që i pozicionojnë në vend të 5-të. Më parë Elbasani zhvilloi një miqësore me Sopotin e Kategorisë së Parë, ku fitoi 1-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme