Elbasani-Partizani në RTSH, Daja: I kënaqur me pikët, por jo me lojën

Abissnet Superiore | 52 minuta më parë

Trajneri i Elbasanit, Glen Daja ka folur për RTSH pas fitores me përmbysje 2-1 përballë Partizanit, që ishte suksesi i tij i parë në krye të verdhebluve.

“Së pari, kam një dedikim special, që këtë fitore, në emër të të gjithë klubit, ia dedikoj Erionit, tifozit tonë. I urojmë një shërim të shpejtë e fitorja është për të.

Pjesa e parë nuk shkoi mirë, vendosja e lojtarëve në fushë, ku e kërkonin dhe çfarë zone e kërkonin topin. Nuk kishin dëshirë si me Durrësin. Në pjesën e dytë u transformuan çunat. Jam i kënaqur për të tri pikët, por absolutisht jo me lojën.

Bënë më mirë në pjesën e dytë, por bëmë një gabim taktikisht, se humbëm ekuilibrat dhe nuk i falet një ekipi profesionist. Siç e thashë, kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë mes të tjerash Glen Daja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme