Elbasani turistik, vetëm gjatë majit ka pritur 1500 vizitorë

Vetëm gjatë muajt maj, qyteti i Elbasani ka mirëpritur 1,500 turistë të huaj të cilët kanë zgjedhur të njihen me kulturën dhe traditën e qytetit. Ndalesa e tyre e parë është ajo pranë kalasë, në brendësi të së cilës gjendet Xhamia Mbret dhe Kisha Shën Maria, por dhe shtëpitë muze të rilindasve.
Ndërkohë, drejtori i Agjencisë së Turizmit në Bashkinë Elbasan, Artur Guni thotë se Bashkia i ka vënë një rëndësi të madhe promovimit të resurse për turizmin malor.
Krahasuar me vitet e kaluara, Elbasani ka një rritje të konsiderueshme të turistëve që zgjedhin ta vizitojnë në të 4 stinët e vitit.
Fshati Funar dhe Gjinar mbeten një ndër atraksionet më të vizitueshme për turizmin malorë. Mes projektit të fondeve IPA ku bashkia Elbasan është pjesëmarrëse më bashkinë e Krushevës së Maqedonisë së Veriut pritet që Funari të kthehet në një ndër fshatrat turistik më të vizitueshëm në Shqipëri nëpërmjet bukurive natyrore dhe sporteve të ndryshme.
Ndërsa sa i takon turistëve që zgjedhin Elbasanin, z.Guni shprehet se aktualisht turistët janë tranzit dhe pse mundësitë për t’i mbajtur më shumë se 1 ditë, Elbasani i ka nëpërmjet monumenteve të ndryshme historike dhe kulturore.
Një ndër pikat më të forta e turizmit në Elbasan mbetet gastronomia e veçantë.
Gazetar: Enes Memolla
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




