Elbasani turistik – Vizitorët e huaj preferojnë ecjet në natyrë, ngjitjet në male

Aktualitet | 2 vite më parë

Elbasani kohët e fundit është kthyer në një ndër destinacionet më të pëlqyera për turistët e huaj. Ata shijojnë sidomos shtigjet malore, të cilat ofrojnë natyrë dhe ajër të pastër.

Për drejtuesin e Agjencisë së Turizmit, Artur Guni, një ndër pikat më të vizituara mbetet udhëtimi i rrugës “Egnatia”, fshati i Funarit dhe Gjinari.

“Gjinari ka qenë prej vitesh, por falë investimeve të fundit është bërë më tërheqës, sidomos qendra e tij,” thotë z. Guni.

Ajo që pritet të sjell një zhvillim akoma edhe më të madh në turizëm edhe në ekonominë e Elbasanit është hapja e shtegut të ecjeve nga Federata Europiane e Alpinizmit, ku tri daljet kryesore të këtij shtegu janë në Shqipëri.

“Ka shtigje të reja për t’u hapur për njerëzit që frekuentojnë malin apo pjesën e ‘outdoor’-it, turizmit të aventurës. Treva e Elbasanit është shumë e pasur, duke qenë e rrethuar nga kodra, male dhe liqene, të cilat japin mundësinë që shumë turistë të merren me sportet ujore, pse jo, edhe për të shkuar për një piknik në fundjavë,” tregon drejtuesi i Agjencisë së Turizmit në Elbasan.

Elbasani nuk i i tërheq turistët vetëm nga zonat kodrinore dhe fshatrat me natyrë të mrekullueshme, por edhe nga historia dhe kultura.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme