Elbasani zyrtarizon Kleandro Lleshin, një alternativë më shumë për mbrojtjen dhe mesfushën

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Kleandro Lleshi është futbollisti më i ri i Elbasanit, që mbetet aktiv në merkaton e verës. Vetëm pak ditë më parë verdheblutë prezantuan mesfushorin Ardit Deliu, një lojtar më shumë eksperiencë në futbollin shqiptar.

Lleshi së fundi ishte pjesë e Tiranës, ndërkohë që më parë ka veshur fanellën e Laçit dhe të Kukësit. Ai luan në dy pozicione, në qendër të mbrojtjes, por edhe si mesfushor mbrojtës, kështu që trajneri Ivan Gvozdenoviç do të ketë një alternativë më shumë në këto dy reparte.

Elbasanasit kanë bërë shumë ndryshime në krahasim me skuadrën e sezonit të fundit dhe tani gjithçka mbetet të shihet në kampionatin që nis këtë fundjavë. Verdheblutë ndeshjen e javës së parë e kanë në fushën e Laçit


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme