Eliminatoret Botërori 2026/ Dilema e formacionit dhe plani i Sylvinho-s për ndeshjen me Serbinë

Shqipëria do të luajë sot 90’ vendimtare sa i përket aspiratave për kualifikim në Botërorin e 2026-ës. Kuqezinjtë e Sylvinho-s do të ndeshen me Serbinë në Leskovac të vetëdijshëm se vetëm një fitore do të ishte një garanci për pjesëmarrjen në fazën play-off.
Në stërvitjen e fundit të zhvilluar ditën e djeshme u kuptua diçka më shumë rreth startegjisë së brazilianit, i cili duket se do të bëjë një ndeshje në sulm.
Në portë do të jetë titullar Strakosha ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen nga e djathta në të majtë: Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.
Në mesfushë, Silvinjo ka preferuar të ulë në stol Ramadanin dhe vendin e tij, pritet ta marrë Qazim Laçi, i cili do të rreshtohet së bashku me Shehun dhe Asllanin. Aktivizimi i mesfushorit të Spartës së Pragës do të thotë shumë për qëllimet e ekipit kuqezi për këtë ndeshje pasi jo vetem mbulon hapësirat, por edhe ndihmon repartin e avancuar duke sulmuar zonat.
Daku do të udhëheqë sulmin në Leskovac i ndihmuar nga Broja në të djathtë ndërsa në të majtë pritet surpriza e vetme. Braziliani mendon të aktivizojë Uzunin, i cili ka konkurencë të fortë për fanellën e titullarit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




