Eliminatoret Botërori 2026/ Shqipëri–Letoni i besohet një polaku

Kryesori i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Letonisë do të jetë Damian Sylwestrzak. Arbitri nga polonia është përzgjedhur nga UEFA për të vendosur drejtësi në këtë ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
33-vjeçari do të ndihmohet nga Paweł Sokolnicki dhe Adam Karasewicz. Arbitër i 4 do të jetë Damian Kos, teksa VAR-i i është besuar Piotr Lasyk.
Për sportdashësit shqiptar Damian Sylwestrzak nuk është një arbitër i panjohur për sportdashësit shqiptar pasi ai gjykoi Dritën në raundin e 3-të të Europa League në sfidën ndaj FCSB.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




