Eliminatoret Botërori 2026/ Vlahoviç i jep fitoren Serbisë në Riga, Letoninë e ndal shtylla në të 91’

Botërori 2026 | 1 vit më parë

Serbia bën detyrën në takimin e saj të tretë të vlefshëm për Eliminatoret Botërori 2026. Të besuarit e Dragan Stojković kanë marrë një fitore me shumë vlera në Riga falë një goli të shënuar nga Vlahoviç në të 12’. Transferta ishte e vështirë për ekipin serb pasi në të 91’ vendasit goditën shtyllën me Varslavans.

Falë kësaj fitoreje Serbia i merr vendin e dytë në Grupin K, Shqipërisë. Kuqezinjtë në katër ndeshje kanë grumbulluar katër pikë ndërsa rivalët në fjalë me një ndeshje më pak numërojnë dy pikë më shumë. Takimi i radhës i Serbisë është ai pas tre ditësh në Beograd ku i vizitojnë “Tre Luanët” e Tuchel.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme