Emma Dakoli, 9-vjeçarja me origjinë shqiptare triumfon në festivalin e 68-të të Zecchino d’Oro

Kulturë | 11 muaj më parë

Emma Dakoli, 9-vjeçarja me origjinë shqiptare ka triumfuar në edicionin e 68-të të Zecchino d’Oro.

“Ci pensa il vento” është kënga me të cilën 9-vjeçarja arriti të rrëmbente zemrat e publikut duke u shpallur fituese e festivalit në Antoniano të Bolonjës nga 28 deri më 30 nëntor 2025 dhe të transmetuar në Rai 1, me finalen e prezantuar nga Carlo Conti.

Emma Dakoli, 9-vjeçarja me origjinë shqiptare, fiton edicionin e 68-të të Zecchino d’Oro me këngën “Ci pensa il vento”, duke marrë vendin e parë në festivalin e zhvilluar në Antoniano të Bolonjës nga 28 deri më 30 nëntor 2025. Evenimenti u transmetua në Rai 1, ndërsa finalja u prezantua nga Carlo Conti.

Me prindër nga Durrësi dhe e rritur në Monza, Emma është pjesë e korit MiMiSol. Në skenën e Antonianos, Emma u shoqërua nga Piccolo Coro dell’Antoniano, i drejtuar për herë të parë nga Margherita Gamberini.

 “Ci pensa il vento” arriti të depërtonte në zemrat e të gjithë dëgjuesve me tekstin e don Francesco Marruncheddu dhe Lodovico Saccol, ku era kthehet në simbol force që kapërcen kufij dhe simboli i paqes përfaqësohet përmes flamujve shumëngjyrësh.

Zecchino d’Oro 2025 solli në skenë 14 këngë të reja të krijuara nga 28 autorë, mes tyre edhe figura të njohura si Enrico Nigiotti, Giuliano Sangiorgi, Andrea Agresti dhe Stefano Accorsi. Dy netët e para u moderuan nga Carolina Benvenga dhe Lorenzo Baglioni, ndërsa finalja iu besua Carlo Conti-t, që për të nëntin vit radhazi mbajti edhe postin e drejtorit artistik.

Në renditjen përfundimtare, “Ci pensa il vento” u shpall fituese, e ndjekur nga “Tu puoi essere” në vend të dytë dhe “Boomer boom boom” në vend të tretë, pas bashkimit të votave të jurisë së fëmijëve dhe asaj të të rriturve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme