Erald Kapri: Askush, nuk rikthehet për patriotizëm. Ja çfarë ofrojmë ne
Në emisionin “Nazarko Podcast” në Radio Tirana dhe RTSH 1, Erald Kapri diskutoi në disa rrafshe, duke nisur me ofertën e Partisë Mundësia.
Përfaqësuesi i kësaj partie tha se “Mundësia” vjen vjen jo vetëm si një parti tipike e djathtë, por edhe si një “mundësi për më shumë mundësi”, në Shqipëri.
“Ideja për një parti të re erdhi natyrshëm, kur pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2021 nuk pamë asnjë lloj reflektimi. Në këto kushte, [Agron] Shehaj mori guximin për ta sfiduar [Lulzim] Bashën. Ndërsa është krejt e thjeshtë, arsyeja e emrit. Në një prej bareve, ku kamerieri ishte dashamirës, Shehaj e pyeti si i shkon jeta dhe përgjigjja e kamerierit ishte se do të ikte, të largohej nga Shqipëria, duke e parë veten pa asnjë mundësi… Kjo ishte shkëndija. Dhe kështu mori rrugë, partia e re,” tregoi z. Kapri.
Partia Mundësia, sipas z. Kapri, është e vetmja që thotë se shteti është problem dhe se shteti duhet zvogëluar, kur të tjerët thonë se vetëm më shtetin do të zgjidhin gjithçka.
Ai foli edhe për largimin e të rinjve drejt shteteve të tjera, për të cilët tha se nuk mund t’u thuash të rikthehen e për më tepër, “t’ua thonë ata që i përzunë”.
“Askush nuk kthehet në Shqipëri, thjesht e vetëm për një ide patriotike. Ata kanë nevojë, për një vend ku të punojnë, ku ka një mundësi ekonomike, për ta zhvilluar. Ka vende të tjera të vogla, si pikë referimi, siç janë vendet baltike,” u shpreh z. Kapri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




