Erasmus +, eksperiencë e paharrueshme për studentët e Gjirokastrës

Duke u bërë pjesë e programeve Erasmus +, studentëve të universitetit “Eqrem Cabej” prej disa vitesh iu jepet mundësia të përfitojnë eksperienca ndryshe, pranë universiteteve evropiane. Shihet se çdo vit po shtohet numri i studentëve të këtij institucioni akademik që shfaqin interes për të vazhduar periudha semestrale apo për te kryer praktikat profesionale në to.
Serxhio, student në vitin e tretë infermieri porsa është kthyer nga Kreta pas një periudhe 6-mujore ku duket se është mjaft i kënaqur nga ato çka përfituar.
“Jam shumë i kënaqur nga eksperienca që krijova atje. Në kohën që qëndrova atje bëra praktikë. Më shërbeu shumë pasi kisha mundësi të shikoja operacione të ndryshme. Shërbeu për mirë”, tha Serxhio.
Të tilla eksperienca të rinjve u shërbejnë për tu njohur edhe me kultura të ndryshme por edhe për të krijuar miqësi të reja.
Që prej 2021 deri në vitin 2023 numërohet të kenë përjetuar eksperiencën Erasmus + duke marrë pjesë rreth 40 studentë të universitetit “Eqrem Cabej”.
Po ashtu pjesë e programeve të shkëmbimit gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe pedagogët, numri i të cilëve shkon në 50.
Universiteti i Gjirokastrës në kuadër të këtyre marrëveshjeve pret gjithashtu studentë dhe pedagogë të huaj.
Gazetare: Yllka Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




