Ernest Muçi përzgjidhet në formacionin e javës në Turqi

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 15-të në kampionatin turk. Faqja e specializuar e statistikave “Sofascore” e ka vlerësuar 24-vjeçarin shqiptar me notën 8.7 një nga më të lartat e javës.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti i fitores së Trabzonsporit në fundjavë, pasi shënoi 2 gola në suksesin 2-1 në transfertë përballë Goztepes.

Muçi po kalon një moment shumë të mirë, pasi në 3 ndeshjet e fundit në kampionatin turk ka shënuar 5 gola me fanellën e Trabzonsporit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme