“ESPN” parashikon Kosovën në finalet e Botërorit 2026

Botërori 2026 | 7 muaj më parë

Rrejti i madh mediatik amerikan “ESPN” ashtu siç bën në takime të rëndësishme ka parashikuar fituesit e katër çifteve të play-off të zonës së UEFA-s. Në këtë parashikim “ESPN” vlerëson se faktori fushë do të ketë mjaft ndikim në ndeshjen që do të luhet sot në mbrëmje në “Fadil Vokrri”.

“Ekipi i Franco Fodës është i ri, i guximshëm, i shpejtë dhe energjik; i mbushur me talente të nivelit të lartë si Arda Güler, Hakan Çalhanoğlu dhe Kenan Yıldız, ata kanë kapacitetin për të tronditur Turqinë. Turqia, pasi fitoi dy përballjet e mëparshme midis dy ekipeve, konsiderohet favorite, por Stadiumi Fadil Vokrri i së martës në Prishtinë do të jetë plot emocione dhe një atmosferë pasionante mund ta ndryshojë peshoren në favor të Kosovës”, argumenton “ESPN”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme