Euro 2025 në RTSH/ Goleada kualifikon Holandën, Francës i mjafton një pikë

Sport | 1 vit më parë

Sot në mbrëmje në St. Jakob-Park” të Bazeli Holanda dhe Franca do të zhvillojnë takimin e fundit të tyre të vlefshëm për fazën në grupe të Europianit të futbollit për femra. Transalpinet kryesojnë këtë grup me 6 pikë me një golaverazh 6:2 ndërsa holandezet mbajnë vendin e tretë me 3 pikë me golavreazh 3:4.

Mbrëmjen e sotme ekipit të Holandës për të siguruar kualifikimin për më tej, pa u bazuar në rezultatin e takimit tjetër mes Anglisë dhe Uellsit, i duhet një fitore me tre a më shumë gola. Ndërsa nëse Anglia nuk mund Uellsin atëherë ekipit të Holandës i mjaftojnë vetëm tri pikët. Nëse takimi tjetër do të mbyllej me fitoren e Uellsit atëherë Holandës për tu kualifikuar i duhet vetëm një barazim.

Llogaritë për Francën janë më të thjeshta pasi ekipi në fjalë do të kalonte në çerekfinale nëse nuk do të mundej me tre a më shumë gola diferencë. Transalpinet e kanë të qartë se mund të mbyllin në venndin e parë këtë grup duke marrë vetëm një barazim.

Në vigjilje të duelit komisari teknik i Holandës, Andries Jonker, tha: “Të gjitha lojtarët e Francës janë futbolliste me kapacitet të lartë dhe luajnë mjaft shpejt nga krahët. Secila prej skuadrave të mëdha ka karakteristikat e veta dhe ne përpara këtij takimi i kemi bërë mirë llogaritë”. Ndërsa për komisari teknik i Francës, Laurent Bonadei, tha: “Këtë ndeshje e shikojmë me prioritet pasi e kemi përgatitur mjaft mirë. Do të futemi në fushë duke mos u interesuar se çfarë ndodh në ndeshjen tjetër. Do të na duhet një ndeshje e madhe”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme